Skulptori i veprës së njohur Redoni, Ilirjan Xhixha, së bashku me dy artistë italianë, do të jenë për rreth një muaj “bujtës” në Muzeun Arkeologjik, Durrës.
3 artistët do të ekspozojnë në ambientet e muzeut për një muaj me radhë krijimet e tyre në ekspozitën e përbashkët “Art antico e contemporaneo” (Arti klasik e kontemporan).
Për të disatën herë gjatë këtij viti, Muzeu Arkeoloogjik do të mirëpresë aktivitetin kulturor të radhës. Pas ekspozitës së 5 piktorëve të njohur të vendit tonë, këtë herë do të jetë radha e 3 artistëve që krijimtarinë e tyre e kanë zhvilluar përtej Adriatikut, në vendin fqinjë, Itali.