Janë prezantuar sot dizajnet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, i cili ishte një nga sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të dy viteve më parë.
Lajmi është dhënë nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale.
Restaurimi do të realizohet me fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit ~EU4Culture.
“Në një takim me profesionistët e fushës dhe palët e interesit në Muzeun Arkeologjik në Durrës.
Ky aktivitet u organizua nga përfaqësues të projektit #EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga @UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.
Gjatë takimit u prezantuan dizajnet e detajuara për ndërhyrjet në Muzeun Arkeologjik në Durrës si një nga sitet e trashëgimisë kulturore të demtuara nga tërmeti i nëntorit 2019, që do të restaurohet nga projekti i BE-së, EU4Culture.
Në këtë aktivitet bashkëbiseduam lidhur me ndërhyrjet e planifikuara që kanë për qëllim restaurimin e ndërtesës dhe futjen e elementeve të interpretimit dhe funksioneve të reja ekonomike”,- shkruan kryebashkiakja Sako.