Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3.199 raste të reja me koronavirus ku në total janë regjistruar 714.283 të infektuar.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 43 persona, ndërsa prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 15.598 viktima.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 353. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 310 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 43 janë plotësisht të vaksinuar.