Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në rrugën “Adria” në Durrës.
Mësohet se shkak për rënien e zjarrit në makinën e shtetasit A.S., ka qenë një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 06.11.2021, rreth orës 12:46, në rrugën Adria, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit A. S., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.





