Gjatë një kontrolli të policisë në një lokal në lagjen nr.17 në Durrës, u arrestua në flagrancë një 53-vjeçar.

Shtetasi B.S., u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e basteve sportive, me anë të telefonit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin B. S., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Nr.17, Durrës, u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (basteve sportive), me anë të aparatit celular.“,- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.