Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana jep lajmin e mirë për familjet e pastreha.
Në fund të muajit nis ndërtimi i banesave për këtë kategori familjesh, që do të përfitojnë nga bashkia një shtëpi të re, kjo edhe falë mbështetjes së Kryeministrit Rama.
Postimi i plotë:
Nis puna për banesat sociale.
Ashtu siç kemi premtuar, me mbështetjen e Kryeministrit Rama, në fund të muajit nis puna për ndërtimin e banesave sociale.
Me përfundimin e procesit të rindërtimit i vijmë në ndihmë familjeve që nuk kanë banesa, të kenë shtëpinë e tyre.
Bashkia e Shijakut e vlerëson strehimin e familjeve, si një prioritet i politikave sociale që kemi, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!
#PremtimiMbajtur
#BashkiaShijak