Sulmuesi i Teutës, Lorenco Vila u rikthye të bëjë protagonistin për Teutën duke shënuar dy herë në barazimin me Skënderbeun. 22-vjeçari është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë për 3 muaj, ndërsa në prononcimin e tij, Vila u shpreh:‘’Jam i lumtur për golat, por tepër i mërzitur që lamë 3 pikët. Shpresoj mos të bëjmë më këto gabime dhe të kthehemi te fitoret.

Rikthimi: U dëmtova në momentin më të mirë, qëndrova 3 muaj pushim, tani jam kthyer në formë, të kthehemi te fitorja, aty ku Teuta meriton pasi nuk i kemi marrë pikët e duhura.Kam katër ndeshje që kam filluar të luaj, shpresoj të arrij kuotën e golave që bëra vjet, por e rëndësishme është të kthejmë Teutën te rezultatet pozitive.

Sulmi: Gjorgiev dhe Koubemba janë afruar në merkaton e verës, shpresoj të përshtaten mirë dhe të arrijnë të shënojnë sa më shumë. Vjet kam luajtur djathtas se majtas ishte Bregu, por mirë ndihem në dyja krahët”.