Për shkak të motit të keq dy nga tragetet që ishin nisur nga Bari kanë mbërritur me vonesë ditën e sotme në portin e Durrësit, ndërsa trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur në kohën e planifikuar.
Ndërkohë, tragetet e linjës Durrës-Bari janë parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme. Ndërsa ai i linjës Durrës-Ankona është parashikuar për të lundruar pasditen e sotme.
Sipas njoftimit zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normliasht në Terminalin e Konteinerëve dhe atë Lindor.
NJOFTIMI I APD-së:
Dispeceria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës mbi situatën operacionale në Portin e Durrësit,
26 nëntor 2021:
Tragetet në hyrje:
“Golden Bridge”, Linja Bari-Durrës ka mbërritur me vonesë dhe është akostuar në orën 09:25;
“Rigel III”, linja Bari-Durrës, mbërrin me vonesë për shkak të motit të keq;
“AF Claudia”, linja Ankona-Durrës, mbërrin në kohën e planifikuar.
Tragete në dalje:
“Golden Brigde”, parashikuar për të lundruar mbrëmjen e sotme drejt Barit;
“Rigel III”, parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme drejt Barit;
“AF Claudia”, parashikuar për të lundruar drejt Ankonës pasditen e sotme.
Procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normliasht në Terminalin e Konteinerëve dhe atë Lindor.
Ju ftojmë për çdo informacion në vijim të klinkoni në faqen tonë zyrtare: www.durresport.al.
Autoriteti Portual Durrës