Dejvi Bregu ka qenë një ndër më të mirët në ndeshjen e Teutës në ndeshjen e fundit ndaj Apolonisë. Durrsakët ia dolën të fitonin minimalisht, ndërsa mbeten në rrugëne  objektivave të tyre.

Ndërkaq, Dejvi Bregu ka qenë i ftuar në Rubrikën Sportive ku ka theksuar se fusha e Niko Dovanës i shkakton shumë probleme duke qenë se nuk është në gjendje të mirë, ndërsa sulmuesi shton se pa barazimet e shumta atëherë do të ishte një renditje ndryshe.

Fitorja me Apoloninë- “Në filllm ishte e vështirë se ekipe të tilla hapin problem, se objektivat tona janë të qartë, por dihet ka vështirësi. Pritjet e Harizaj? Po Fier-Vlorë afër është. Këto ndeshje duhen zgjidhur shpejtë, unë i pata mundësitë dhe më tha “JO”, por i tha Hoxhës “PO”.

Ekipi që keni shënuar më pak nga kryesueset? “Po afrimet kanë dashur kohën e vet të përshtaten me ekipin. Unë, Krasniqi, Daja, vijmë nga një futboll ndryshe dhe kemi pasur momentet tona që duhet të bënim më mirë. Por, shpresoj tani e mbrapa të konsolidohemi”.

7 pikë pas Vllaznisë, çfarë mungon ende? “Ajo që na ka munguar është vazhdimësia, pasi nëse do kishim marrë pikë në barazimet radhazi sidomos në shtëpinë tonë, nuk do flisnim për këtë renditje. Por, futbolli i ka të gjitha, por shpresoj që kampionati të marrë tashmë një rrjedhë tjetër. Golat për në fazën tjetër? Fjala jote në vesh të Perëndisë. Kam pasur vështirësi në fillim, se përshtatja ka bërë të vetën. Por, nga ndeshja me Partizanin ka ardhur në rritje niveli, shpresoj që të vijnë edhe golat që të vlejnë për ekipin”.

A ndjehet mirë fizikisht? “Ana fizike, kam ardhur me vonesë dhe kam pasur nevojë të stërvitem veçmas. Faza e parë më ka ikur në mungesë të nivelit fizik, por nga ndeshja me Partizanin e kam marrë veten. Por, ndonjëherë loja e ekipit më konsumon se fusha nuk është në gjendje të mirë, fusha jonë. Mua më ka penguar shumë, duke pasur edhe marrëdhënie të mira me topin. Por, nuk është justifikim”.

Kombinimet e pakta, duhet më shumë harmonizim? “E vërtetë është, edhe unë me Krasniqin vijmë nga tjetër futboll, por kuptohemi me sy mbyllur. Por, duhet të harmonizohemi me pjesën tjetër dhe këtu kemi çeduar. Por, me stërvitje jemi munduar të kuptohemi më shumë.

Ndeshja me Skënderbeun, ke emocione? “Patjetër që janë emocionet se kam kaluar dy vite shumë të mira në Korçë. Për mua është ekip i madh pavarësisht ku ndodhet, shpresoj të rritet në renditje por pas ndeshjes me ne”, u shpreh Bregu.