Kryedemokrati Lulzim Basha në një intervistë foli mbi dy Kuvendet në dy data të ndryshme këtë dhjetor.

Kreu i PD-së u shpreh se më 11 dhjetor është një foltore e thirrur në Tiranë.

Basha tha se fatkeqësisht se ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha po përdor demokratët për interesat e tij personale.

Mund të them se Partia Demokratike, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, shumica dërrmuese e demokratëve që me të vërtet dhe me të drejtë duan drejtësi për masakrën e 25 prillit, duan t’i prinë rrugës së ndryshimit për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për demokratët, janë më e pakta të mërzitur me faktin që kësaj beteje i mbivendoset një aktivitet politikë i zotit Berisha që përpiqet t’i intrumentalizojë, të përdorë dhe të keqpërdorë ndjeshmërinë e demokratëve për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike dhe Shqipëria pas masakrës zgjedhore të 25 prillit”, tha ndër të tjera Basha.