Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha me bindje se ai dhe PD janë të përgatitur për çdo situatë apo skenar që mund të ndodhë për shkak të mbajtjes së dy kuvendeve të PD.
Pyetjes nëse e ka menduar në një moment dorëheqjen për situatën ku ndodhet PD, Basha tha se tani ndjehet më i motivuar për të qëndruar në krye të partisë.
“Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre.
Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar”, u shpreh kryedemokrati“





