Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, të cilin Berisha e ka thirrur më datë 11 Dhjetor ndërsa Basha më 18 dhjetor, duket se demokratët janë ndarë në dy kampe.

Së fundmi një përplasje e fortë është zhvilluar edhe mes dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe ish-kreut të policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxhës.

Dy demokratët e kanë quajtur njëri-tjetrin lëpirës të Ramës, ndërsa Hoxha e kërcënon dhëndrin e Berishës edhe “me publikimin e disa fakteve”.

Debati mes tyre:

Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit

Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën e majme dhe kush e ka shpikur.

Abi Malltezi: Kunati besoj?

Florenc Hoxha: Thuaj një herë të vërtetën, në mos po ta them unë.

Abi Malltezi: Kunati dhe lepirësit si ty besoj. Kaq. Lëpirëse të Ramës jeni bo.

Florenc Hoxha: Mendoje mirë kur më thua mua lëpirës së mund të vijë keq kur të fillojë dhe të shkruaj dhe të bëj publike ndonjë sms në bbm. Sa për lëpires i Ramës je ti se gjatë këtyre viteve nuk ta kanë terrorizuar familjen ty po mua Rama, po mati mirë fjalët kur më thua mua lëpirës i Ramës.