Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin e së mërkurës, 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”  kreu i shtetit ka postuar një video ku duket teksa vrapon, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: “Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore”.

Sot shënohen 31-vjet nga ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990, kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist.  

Studentët nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga “Qyteti Studenti” drejt  qendrës së Tiranës, duke shënuar një kthesë në historinë e Shqipërisë  që çoi më pas në vendosjen e pluralizmit politik.