Një biblioteke në Tiranë i është vendosur emri i shkrimtarit Moikom Zeqo, 8 muaj pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur.

Bashkëshortja e tij Lida Miraj u shpreh se është emocionuar shumë, kur ka parë emrin e bashkëshortit të ndjerë të gdhendur në hyrje të bibliotekës.
“Jam emocionuar shumë kur pashë shkrimin, “Biblioteka Moikom Zeqo”. Jam pa fjalë, është vërtet prekëse”, u shpreh ajo.
Nga fondi i Moikom Zeqos kësaj biblioteke do t’i dhurohen 100 libra, ndërsa shton se Instituti Moikom Zeqo i themeluar nga i biri do të jetë një nyje lidhëse me brezin e ri.
“Do sjellim rreth 100 libra në këtë bibliotekë dhe çdo gjë që do të kemi mundësi sepse edhe ai vetë do ta dëshironte këtë gjë”, tha Mirja.
Kujtojmë se Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vunate prej vitesh.