Është edhe Masimiliano Alegri në listën e kandidatëve të Realit të Madridit për të marrë vendin e Zinedin Zidanit, i cili në fundin e sezonit me shumë mundësi do t’i thotë lamtumirë klubit.

Sipas “Cadena Ser” është një betejë dyshe mes ish-trajnerit të Juventusit dhe Raul Gonzalesit. Italiani është i preferuari i presidentit Florentino Perez, ndërsa legjenda spanjolle ka vlerësimin dhe mbështetjen e tifozëve.

Në qershorin e vitit 2021 do të bëhen 2 vite që Alegri nuk është trajner në një skuadër pas lamtumirës nga Juventusi.Një kohë më e gjatë nga ajo e parashikuara.

Alegri donte vetëm një vit, por gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndonjë aventurë konkrete dhe bindëse. Maks tani ka ndezur motorët për t’u rikthyer në një skuadër. Roma e do, por ai është i joshur nga një ekip më i madh si Reali i Madridit.

Nëse nuk do të ndodhin surpriza të mëdha, në verë ai do të marrë vendin e Zinedin Zidanit. Por duhet të fitojë pak terren në krahasim me Raulin.

Nga një anë është trajneri me eksperiencë dhe me trofe, ndërsa na ana tjetër idhulli i tifozëve. Dy zgjedhje dhe dy filozofi të kundërta. Perez duhet të nxitojë për të marrë vendimin final…