Autoritetet ukrainase kanë nisur hetime për tradhti kundër Petro Poroshenkos, duke e akuzuar ish-presidentin për lidhje me financim të separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët luftojnë me forcat qeveritare në lindje të shtetit.

Byroja Shtetërore e Hetimeve ka thënë më 20 dhjetor se dyshon që Poroshenko “ka kryer tradhti” dhe ka mbështetur aktivitet të “organizatave terroriste”, duke iu referuar separatistëve që kontrollojnë rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Gjatë presidencës së tij, Poroshenko u ka ndihmuar separatistëve që të shesin thëngjill në vlerë të 54 milionë dollarëve në Kiev në periudhën 2014-2015, është thënë në deklaratë.

Politikani 56-vjeçar, i cili tani është ligjvënës, përballet me 15 vjet burgim, nëse dënohet.

Poroshenko nuk ka komentuar këtë njoftim, mirëpo Oleksander Turchynov, anëtar i lartë i partisë Solidariteti Evropian, ka thënë se akuzat janë të “fabrikuara” me udhëzime të presidentit, Volodymyr Zelenskiy.