Një studente amerikane, Madelyn Allen, e cila u zhduk javën e kaluar, u gjet e gjallë dhe e mbuluar me qymyr në bodrumin e shtëpisë së një 39 vjeçari.

I dyshuari, Brent Brown, u arrestua pasi besohet se ka mbajtur peng Allen në shtëpinë e tij në Loa pasi e kishte njohur online dhe përballet tashmë me akuza pengmarrjeje, përdhunimi dhe pengim të drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.

19-vjeçarja u raportua e zhdukur pasi u pa duke dalë nga konvikti i saj në Snow College në Ephraim rreth orës 21:22 të 13 dhjetorit. Pamjet e sigurisë të publikuara nga shkolla e tregonin atë të veshur me një xhaketë dhe një fund teksa po dilte nga ndërtesa.

Kërkimi për Allen përfundoi pesë ditë më vonë, të shtunën mbrëma, kur ajo u gjet në shtëpinë e Brown në Wayne County. Allen, e cila u gjet e zhveshur dhe e nxirë në bodrumin e rrëmbyesit është ribashkuar me familjen e saj.