Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik-Belsh.
Shoferi 42-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “Volskwagen” dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorin me inicial R.K i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.12.2021, rreth orës 12 : 40., në aksin rrugorë Cerrik – Belsh, vëndi lagjen Nr.3 Cërrik, mjeti tip “Volzvagen” me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R. K., rreth 85 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





