Një person mbeti i vdekur ndërsa dy të tjerë u plagosën në Haiti teksa një bandë e armatosur sulmoi kryeministrin Ariel Henry.
Sulmi ndodhi teksa kreu i qeverisë po dilte nga kisha pas meshës të së dielës në përkujtimin e përvjetorit të 218-të të pavarësisë së Haitit.
Kryeministri dhe shoqëruesit e tij po largoheshin nga një kishë, ku sapo kishte përfunduar një festë e përvjetorit të pavarësisë, kur një bandë e armatosur hapi zjarr.





