Momente dramatike për një grua dhe fëmijën e saj, të cilët ishin rrëzuar në disa shkëmbinj të thepisur në Uells.
Nëna ende e paidentifikuar nga mediat, ishte rrëzuar në shkëmbinjtë e rrezikshëm duke shëtitur me dy fëmijët e saj. Ajo kishte rrëshkitur dhe ishte plagosur në shkëmbinjtë e gadishullit Goëer të dielën në gjirin e Swansea.
Por pas reagimit të autoriteteve nëna dhe fëmija e saj u shpëtuan përmes një ndërhyrje ajrore, duke u ngritur me helikopter mbi valët e egra të detit.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan nga fëmija tjetër i familjes, i cili kishte shpëtuar pa u rrëzuar në shkëmbinj.
Një zyrtar i rojës bregdetare tha: “Kur ne arritëm në vendndodhje një e rritur e dy fëmijë po përpiqeshin ta avanconin mes shkëmbinjve”.
“E rritura femër ishte rrëzuar dhe plagosur në kokë, prandaj nuk mund të vazhdonte avancimin. Një fëmijë kishte arritur të kthehej në plazh dhe kërkoi ndihmë, ndërsa tjetri kishte qëndruar me nënën.“
Zëdhënësi tha se dyshja ishin ngritur me helikopter për t’u dërguar në spital dje pasdite.
“Një vlerësim paraprak i bërë nga mjekët e helikopterit tregonte për gjendje serioze të të plagosurës. Disa barka ndihme erdhën gjithashtu në afërsi të brigjeve ujore por u rikthyen pas mberritjes se helikopterit”, shtoi ai.





