Rubin Hebaj është rikthyer në Kategorinë Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Teutës. Këtë lajm e ka bërë vetë publike ekipi kampion aktual i Shqipërisë teksa kanë njoftuar se shkodrani është rikthyer pas një viti në Durrës pas eksperiencës që kishte me Shkëndijen e Tetovës.

Futbollisti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës që nga janari i viti të kaluar dhe me kuqezinjtë fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Por pas kësaj eksperience, teksa nuk gjente hapësirat që dëshironte në sezonin aktual, Hebaj ka bërë prapakthehu, duke iu bashkuar përsëri durrsakëve.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. #Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperjencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë! #mirsevjenrubinhebaj.

Krahas Hebajt, një përforcim i ri do të jetë edhe Jurgen Goxha. Qendërmbrojtësi e ka mbyllur aventurën e tij në Azerbajxhan dhe është gati që të jap kontributin sërish në Superiore, këtë herë me ekipin kampion.