Në mbyllje të vitit 2021 është publikuar në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqipe me titull “Glasovi preko ograde”.
Aty janë paraqitur 25 autorë shqiptarë, që në këtë antologji, me format audiobook, përfaqësohen përmes 50 poezive: dy poezi për secilin autor.
Këtu bëjnë pjesë Plator Ulqinaku, Eleana Zhako, Julia Kyçyku Enkelana, Arti Lushi, Maklena Nika, Elona Çuliq, Entela Tabaku, durrsakët Enton Bido dhe Ilir Paja, Manjola Nasi, Alban Tartari, Eneida Mjeshtri, Eljan Tanini, Erina Çoku, Mariklena Niço, Gentiana Minga, Sabina Veizaj, Andi Meçaj, Armanda Hysa, Lindita Arapi, Sokol Çunga, Arlinda Guma, Ornela Musabelliu, Ana Kove dhe Manjola Brahaj.
Përmbledhja ofron poetika të ndryshme dhe formon një mozaik të skenës bashkëkohore të poezisë në Shqipëri.
Botimi u bë i mundur nga “Organizata Letrare ARGH” në kuadër të programit “READ”, i themeluar nga Bashkimi Europian.
Përzgjedhja e pozive u bë nga: Arian Leka, përkthimi nga: Igor Stanojević, redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić, ndërsa poezitë u lexuan nga: Boris Milanović.