Arrestohen dy persona për ngarkesën e 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin e bananeve në një magazinë në Vaqarr.
Mësohet se janë arrestuar shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU-së, raporton BW.
Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehur 119 kg kokainë.
Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.
119 kilogramë kokainë u kapën më 30 dhjetor 2021 në një magazinë në Vaqarr.





