Shtatë persona kanë humbur jetën pasi pjesa e një shkëmbi u shemb mbi varkat, në një liqen brazilian. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.
Videoja që po qarkullon në internet tregon momentin kur një pjesë e shkëmbit shkëputet. Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.
Tre anije u goditën nga shkëmbi u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital.
Shembja në orën 11:00 me orën lokale (14:00 GMT) pasoi ditë me reshje shiu në shtetin Minas Gerais, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes, u thanë gazetarëve zyrtarët lokalë të zjarrfikësve.
Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.
Lanchas foram avisadas para se afastar de rocha gigante que desabou em Capitólio; veja outro vídeo pic.twitter.com/46ILX2CVm3
— Estado de Minas (@em_com) January 8, 2022





