Data 11 janar është një ditë e shënuar në historinë e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pasi përkon me themelimin e tij.
Sot mbushen plot 69 vite nga krijimi i tij. Në një postim në rrjete sociale, teatri “Aleksandër Moisiu” falenderon të gjithë publikun që ka ndjekur shfaqje pas shfaqjeje për shumë vite me radhë, ndërsa një ftesë e veçantë shkon për ata që nuk kanë qenë asnjëherë të pranishëm, pasi “diçka e mrekullueshme mungon në jetën tuaj!”
Postimi shoqërohet edhe me një video, ku të gjithë aktorët e teatrit të Durrësit janë urimet e tyre të veçanta për këtë datë të shënuar të historisë kulturore-artistike të qytetit bregdetar.
Postimi i plotë:
Teatri nuk është vetëm një vend ku ne mund të argëtohemi, por një vend i veçantë ku mësojmë çdo herë diçka të re, kuptimplotë e magjepsëse!
Faleminderit të gjithë publikut që ka shoqëruar 𝑻𝒆𝒂𝒕𝒓𝒊𝒏 “𝑨𝒍𝒆𝒌𝒔𝒂𝒏𝒅𝒆̈𝒓 𝑴𝒐𝒊𝒔𝒊𝒖” në këto 69 vite! Për të gjithë ata që ende nuk kanë qenë asnjëherë në Teatër,mos harroni, diçka e mrekullueshme mungon në jetën tuaj! Ju presim!