Ajo që do të ishte një nga netët më të lumtura të jetës së tij, u kthye në diçka tjetër. Sulmuesi i Palmeiras, Luiz Adriano (ish-lojtar i Milanit, Shaktar Donetskut dhe Spartakut të Moskës në Europë) braktisi festën e suksesit të skuadrës së tij në finalen e “Copa Libertadores”, pasi mori lajmin se dadoja e fëmijëve të tij ishte shtruar me urgjencë në spital, e infektuar me COVID-19.“Nuk mund të flija, sepse kisha një problem me dadon e fëmijëve të mi. Ajo ka COVID dhe ajo është në spital. U detyrova të largohesha nga festa dhe shkova direkt në spital,” – tha sulmuesi në një intervistë me “Terceiro Tempo”.Skuadra e Palmeirasit, pas suksesit me Santosin, u nis menjëherë drejt Sao Paolos, ku u prit me entuziazëm nga mijëra tifozë, që shpërfillën masat anti-COVID, për të festuar me idhujt e tyre.
Dadoja e femijëve rëndë me COVID-19, sulmuesi braktisi festën e Palmeirasit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Premier Ligë, për herë të parë tifozët do të dëgjojnë bisedat e gjyqtarëve me lojtarët
“Tel Avivi duhet të vrasë 30 deri në 40 persona çdo natë në Gaza”! Gjermania dhe Franca dënojnë deklaratat çnjerëzore të ministrit izraelit
Këngëtarja Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e djalit!
Ndarja e re territoriale, Boçi kundërshton propozimin e PS me 46 bashki: Largon pushtetin vendor nga qytetari





