Këshilli Bashkiak Durrës do të mblidhet jashtë radhe mëngjesin e së enjtes, në orën 09.00.

Mbledhja që do të zhvillohet me mjete të komunikimit elektronik ka të parashikuar deri më tani vetëm një pikë në rendin e ditës: Miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Erih Maria Remark” në rruga “Benedik Brahja”.

Emri i shkrimtarit të njohur gjerman Remark do të hiqet nga një rrugë e Durrësit, të cilës do t’i vendoset emri i një polici të rënë në krye të detyrës.

Kush është Benedik Brahja?

I ndjeri Benedik Brahja, lindur në Draç, Durrës, më 1965, ishte efektiv i Policisë së Shtetit, që ka rënë në krye të detyrës.

Ngjarja e ndodhur në vitin 1996, i mori jetën efektivit Brahja.

Ai është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.