Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër të rinj janë gjetur të vdekur nga një peshkatar, ndërkohë që makina e tyre ishte gjysmë e zhytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco, Piacentino.

Të rinjtë ishin deklaruar të zhdukur prej ditës së djeshme, ndërsa ngjarja dyshohet aksidentale.

Viktimat janë: William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Bricchi, 20 vjeç nga Calendasco.

Duket se miqtë, të gjithë banorë të zonës, ishin takuar për të festuar ditëlindjen e William në San Nicolò. Mbetet për t’u kuptuar se çfarë i çoi në brigjet e lumit Trebbia, ku më pas u fundos makina.

Të katër miqtë kishin marrë pjesë në një festë së bashku të hënën në mbrëmje, dhe më pas nuk pati asnjë lajm për ta. Hipoteza më e mundshme për momentin, është se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur gjatë natës.