Kina që dikur u bë shembull i ndërtimit të spitaleve brenda pak ditësh nga hiçi, tani ka surprizuar botën, por negativisht.
Një tualet, një krevat dhe një tavolinë, është gjithçka që shohin në “qelinë” e tyre fëmijët, gratë shtatzëne dhe të moshuarit me COVID-19 në Kinë.
Këto në fakt i ngjajnë “qelive” me kushte çnjerëzore në të cilat izolohen të infektuar me koronavirusi në Kinë.
Kampi ku grumbullohen të infektuarit, është pjesë e strategjisë së Kinës për “zeroCOVID”, ku sipas ekspertëve me shfaqjen e variantit omicron një gjë e tillë është e pamundur.
Sipas dëshmive të qytetarëve që e kanë provuar kampin, çdo njeri i cili rezulton pozitiv me COVID-19 është i detyruar të qëndrojnë në izolim për 15 ditë në ato kushte.





