Harallamb Qaqi është zyrtarisht futbollisti më i ri në rradhët e Teutës. Kampionët e Shqipërisë i uruan mirëseardhjen mbrojtësit kosovar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ish-mbrojtësi i Drenicës në Kosovë, kishte dalë në stërvitje mëngjesin e sotëm dhe vetëm pas pak orësh u arrit dhe firma me të.

Qaqi kështu ka kompletuar mbrojtjen e Teutës dhe do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e drejtuar nga tekniku Edi Martini.