Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidentja e re e Parlamentit Evropian, duke zëvendësuar në këtë detyrë David Sassolin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ajo fitoi me një shumicë absolute prej 458 votash.

Metsola është anëtare e krahut të djathtë EPP nga Malta. Ajo ishte midis katër kandidatëve të tjetë për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotoëski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Secili nga kandidatët i bëri një kërkesë kolegëve eurodeputetë në Strasburg për të pasuar Sassolin, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.