Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim të lartë” nëse përpiqet të pushtojë Ukrainën.

Nga ana e saj Moska i ka hedhur poshtë këto akuza dhe kërkon garanci nga NATO se nuk do të ketë më zgjerime në lindje.

Scholz është shprehur se Gjermania është e gatshme të diskutojë për ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën.

‘Është e qartë se çmimi do të jetë i lartë dhe se gjithçka do të diskutohet nëse ka një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë”, ka thënë më tej Scholz gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.