Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus janë takuar sot në Gjenevë të Zvicrës për të biseduar mbi tensionet dhe krizën e Ukrainës, ku Moska zyrtare ka kërcënuar me pushtim të saj.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Blinken shkruan se Rusia që është bërë gati për luftë ka vetëm dy zgjidhje: diplomacionë ose depërshkallëzimin që do të sjellë kosto të mëdha.

Vetë sekretari i përgjithshëm sugjeron diplomacinë.

“Në takimin tim me ministrin e Jashtëm Lavrov sot, theksova se Rusia ka dy zgjedhje: Diplomaci dhe de-përshkallëzim ose kosto masive për Rusinë. Preferenca jonë e fortë është të ndjekim rrugën e diplomacies,”- shkruan Blinken.