Teuta humbi 2-4 në shtëpi përballë Laçit në një ndeshje mjaft të luftuar.

Në përfundim të kësaj sfide, trajneri i durrsakëve, Edi Martini bëri analizën e tij për këtë ndeshje.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por është  e pafalshme sesi e pësuam golin me goditje dënimit E zbehi moralin e ekipit. Ishte dhe ngarkesa psikologjike sepse na duhen pikët. Nuk ja dolëm.”

“Normalisht mungesat bëjnë punët e tyre, Ivanoviç dhe Xhekson janë lojtar që besojmë shumë, të dy janë të dëmtuar. Xhejkson ka më shumë se një muaj që është i dëmtuar dhe nuk e di nëse do kthehet javën tjetër. Janë mungesa të rëndësishme. Gjithsesi nuk mund të them që mbrojtja luajti keq këtë ndeshje, por kështu është futbolli.”

Fjalim për lojtarët

“Janë momente që duhet ti jap zemër çdo lojtari sesa ti dëmtoj në atë drejtim. Gjithsecili bën analizën e vet, por ne jemi pjesë e një grupi që kur humb im humb im të gjithë dhe kur fitojmë fitojmë të gjithë. Nuk është koha të bëj analiza.”

Renditja

“Nuk e kisha menduar për renditjen, por futbolli i tillë është. Përveç mungesës së lojtarëve por kemi dhe mungesë fati. Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur mirë por ka qenë fati kundra nesh, por mendoj që ekipi ka forcën dhe cilësinë që të ngrihet në tabelë. Kam besim që do ecim përpara pavarësisht që gjendja nuk është e mirë me pikët.”