Eshtë publikuar videoja e personit që vendosi lëndën plasëse në derën e banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mbrëmjen e kaluar.
Siç duket në pamjet e mëposhtme, një djalë i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e lë pranë mekanizmit të derës së shtëpisë së Dukës dhe më pas largohet me vrap.
Rikujtojmë se Armand Duka ndodhet në një konflikt të hapur në distancë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar publikisht largimin e Dukës nga kreu i FSHF-së pas 5 mandateve.