Nënkryetarja e Partisë Demokratike-së Grida Duma gjatë një interviste në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me kandidimin e saj për kryetare bashkie në Durrës në vitin 2015.
Duma tha se shkoi në Durrës pa asnjë njohuri për degën dhe kur PD kishte vetëm 2 vite në opozitë dhe arriti një rezultat prej 43% të votave, ndërkohë që në 2011 ishte 27% dhe theksoi se rezultati i saj nuk është arritur ende sot.
“Në 2015 kur kthehesha në Durrës pas 17 vitesh, pa asnjë njohuri për degën në Durrës dhe ajo që kanë bërë durrsakët me mua është një nga gjërat më të mrekullueshme. Dua t’i falënderoj, është mirënjohja dhe admirimi më i madh për votuesin. Mendoni që në 2013 ishte humbja, në 35 ditë fushatë u arrit një rezultat që nga 2013, 2017, 2021 nuk është arritur akoma. Shifrat e mia në 2015 janë ende sot maja e shifrave të arritjes së PD-së. Unë kam 43% në 2015 në opozitë, me një parti të pastabilizuar, me probleme me një bashki të Durrësit, e cila Sali Berisha dhe të etët e lanë me 8 mandate dhe nga 2005 kanë humbur me nga 8 mijë, 9 mijë e ca veta. Në opozitë ta çosh 43%. Nën kryesimin e Palokës dhe një grupi deputetësh, e zbresin në 2017 në 27%. Nga 33% në 2011, shkon në 43% kur garoj unë dhe në 2017 zbriti në 27%. Nuk i jam kthyer kurrë asaj bashkie as për t’i thënë që këtu ishte krimi, pushteti, non grata sepse kam një etikë dhe për kundërshtarin. Ne i dimë dosjet, përgjimet, non grata, por në qasjen time në politike nuk dua të theksoj as të këqijat e kundërshtarit kundrejt përgjegjësive të vetes. Bëja takim elektoral, njerëzit më rrihnin shpatullat, ik, ik se tek ne e ke të marrë, por ruaj votat.“, tha Duma.