Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës ka shprehur cilin ka kandidat favorit për zgjedhjet e parakohshme lokale të 6 marsit.
Pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor midis PD së Berishës dhe LSI-së, kryesia e kësaj të fundit në qytetin bregdetar ka shprehur mbështetjen për kandidatin Ardian Muka.
“Durrësi ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm, të cilët marrin përgjegjësi për t’i shërbyer qytetarëve!“- shkruhet ndër të tjera në postimin e LSI Durrës duke iu referuar Mukës, që doli fitues nga primaret e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë qytet dhe do të kandidojë kështu për të drejtuar bashkinë e dytë më të madhe në vend.
Postimi i plotë:
Kryesia e LSI Durrës shpreh mbështetjen maksimale për kandidatin Ardian Muka!
Durrësi ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm të cilët marrin përgjegjësi për t’i shërbyer qytetarëve!
Mjaft më me nëpërkëmbje të qytetarisë durrsake!
Koha për ndryshim!