Nisin përgatitjet e para për zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars.

Në qytetin e Durrësit kanë filluar të vendosen listat e zgjedhësve pranë godinave të cilat më 6 mars do të shëndërrohen në qendra votimi.

Siç duket nga pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm” Sokrat Toçi, janë ekspozuar listat e zgjedhësve të qendrave të votimit nr.1501.

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të kontrollojnë paraprakisht emrin në listat e zgjedhësve të qendrës së votimit ku pritet të paraqiten për të votuar kryebashkiakun/kryebashkiaken i/e ardhshmën.

Në bashkinë Durrës janë në total 335 qendra votimi me një numër total zgjedhësish prej rreth 258 mijë.