Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmin Erdogan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtar në Twitter, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan.
“Unë dhe bashkëshortja ime sot patëm simptoma të lehta, ndaj bëmë testin e COVID-19 dhe rezultoi se jemi pozitiv.
Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë.
Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia”, ka shkruar Erdoğan.





