Komisioni i Rithemelimit të PD-së po prezanton sot kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit.
Takimin me demokratët që po mbahet në Sukth, e hapi deputeti Oerd Bylykbashi i cili tha se Durrësi ka 22 vite që është vjedhur nga Partia Socialiste.
Bylykbashi u shpreh se këto zgjedhje do të fitohen nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” pasi urbanisti Ardian Muka është kandidati më i mirë që PD-ja ka bërë ndonjëherë për Durrësin.
“Ka 22 vjet që është vjedhur Durrësi nga qeverisja e Partisë Socialiste. Në këtë fushta në jemi së bashku në kolacionin “Shtëpia e Lirisë”. Ne duhet të kthejmë vlerat e lirisë që ky pushtet socialist i ka dhunuar ne mënyrë brutale.Ja ku jemi këtu, bashkë, baza e PD dhe qytetarët e thjeshtë pavarësisht Lulzim Bashës që të fitojmë me 6 mars.Në këto ditë që na mbeten jam i sigurtë që ne do të bejmë maksimumin që alternativa është tek koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.Me zotin Ardian Muka, oferta që i i bejmë qytetarëve Durrsake, është oferta më e mirë që kemi bërë ndonjëherë.“, tha Bylykbashi.