Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar nga Sukthi, kandidatin për kryetar të bashkisë Durrës, Ardian Muka.
Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mbështesin kandidatin Muka, pasi vota për Bashën dhe Ramën sipas tij është njëlloj si ta hedhësh në pusin e zi.
“Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenin më të madh që Durrësi ka parë ndonjëherë, Gjush Dako, është votë e humbur. Votë drejt të shkuarës. Votë për varfërinë. Ju lutem asnjë njeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë. Kurse vota për kandidatin e Lul Bravës është votë për kandidatin e Ramës dhe pushtetin e tij.
Lulzim Basha e di se çfarë diskreditimi ekstrem ka kaluar ai. Nuk gjen një kryetar partie që të ketë pritur me gaz anëtarët e partisë së tij, të cilët 3 muaj më parë e kishin votuar dhe 8 vite kishin derdhur lumenj djerse për sukseset e tij. Vota për Lul Bravën është njëlloj si ta hedhësh në një pus të zi.
Në 30 vite hyri dhe po del si humbës. Ai është Lul Brava. Thirrja ime vëllazërore është: Çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e kualicionit të fitores. Ju ftoj të votoni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por dhe për patriotizmin tuaj. Nuk mund të ndërtohet Shqipëria kurrë nga njerëz që nuk e duan”, u shpreh Sali Berisha, ish-kryeministër.