Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në Sukth të Durrësit.

Gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak të Durrësit Adrian Muka ai ka deklaruar se durrsakët nuk e meritojnë këtë qeveri.

Në Sukth, Berisha tha se ambicjet e kësaj qeverie për Durrësit kaluan çdo parashikim, pasi kërkojnë të kthejnë portin në zonë ndërtimesh.

Berisha shtoi se 12 mijë familje që punonin në këtë port janë hequr nga puna.

“Të tillë janë durrsakët, njerëz të mrekullueshëm të cilët bëjnë gjithçka për një jetë dinjitoze por në 8 vitet e fundit, një qeverisje që varfëron dhe nuk begaton vendin e qytetarët e tij.

Durrësi kurrë nuk e meriton këtë qeveri. Gradualisht ambiciet e saj për Durrësin kaluan çdo parashikim.

Në mënyrën më të papërgjegjshme pas një sage të aferës korruptive më të madhe në Europë duke prekur 12 mijë familje që ushqeheshin me rroga në port, për ta shëndërruar në një zonë ndërtimesh.

Për Edvinin dhe Lul Ramën, që duan larjen e miliarda parave droge, shikoni çfarë janë në gjendje t’i bëjnë qytetit, t’i presin si me sëpatë 3 mijë vite histori.

Nëse do të ndërtosh një port të ri në Porto Romano, atëherë jepu këto metra katrorë qytetarëve të Durrësit. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj shqiptarëve dhe durrsakëve,” tha Berisha.