Një fëmijë 5-vjeçar nga Maroku ka tronditur botën, pasi u gjet i vdekur brenda një pusi në thellësinë 32 metra.

I pagëzuar me emrin “i vogli Rajan” bota për pesë ditë ishte nën ethe për vogëlushin, fati i të cilit ende nuk dihej poshtë pusit. Edhe pse u përdorën mjetet më të sofistikuara për shpëtimin e tij, fati nuk qëlloi në anën e Rajan.

Në rrjete sociale janë realizuar punime për vogëlushin Rayan, ndërsa ai duket si ëngjëll, apo mban në dorë një tullumbace.

Kujtojmë se i mituri qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra.

Në hyrje të pusit qëndruan me ditë të tëra qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë që një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5-vjeçarin në spital.

Fëmija u mbajt në jetë nga një tub me oksigjen që ia kishin hedhur nga lart forcat e shpëtimit si dhe një tub tjetër që i dërgonin ujë.

Operacioni për ta nxjerrë ishte shumë kompleks pasi rrezikonte të shembej gjithçka dhe fëmija të rrëshqiste edhe më poshtë, pasi thellësia e pusit ishte 60 metra.

Forcat e shpëtimit e arritën të hapnin një tunel tjetër paralel me atë ku ndodhej Rayan dhe nga aty e nxorën vogëlushin.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe shumë liderë të tjerë kanë ofruar të gjithë ngushëllimet e tyre. Papa Françesku, teksa mbante zi për humbjen e Rayanit, vlerësoi pamjen “e bukur” dhe mënyrën se “si të gjithë njerëzit u mblodhën së bashku” në përpjekje për të shpëtuar një fëmijë.