Deputeti demokrat i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar sqarime nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit, të cilin e ka quajtur “një aferë të madhe korruptive”.
“Për aferrën korruptive të portit të Durrësit, sot s’do merem me tenderat korruptive që zhvilohen në zyrat e qeverisë, sot fokusi te porti i Durresit i vetmi aset ekonomik që i kishte mbetur qytetit.
Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durresit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një kompleks vilash luksoze.
Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Gropup” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar në parajsa fiskale pronarët e vërtetë të së cilës mbeten anonim.
Cilat do jenë burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetem si ide?
A janë procedurat e ndjekura në perputhje me ligjin shqiptar dhe ndërkombetar? Përse janë bërë në mungesë transparence dhe me shpejtësi jo karakteristike te institucioneve tona, përveçse për afera korruptive?
Ne e dimë fabulën që kanë ngritur e do vijë të ngrejë qeveria. Pse ky projekt nuk është veçse një aferë e madhe korruptive?”, tha Xhaferraj.