Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka ka hedhur akuza të forta në drejtim të projektit të “Velierës”.
Në një postim në “Facebook”, Muka shprehet se “kauza Veliera” nuk kursen asnjë vlerë kulturore apo njerëzore.
Muka thotë se mbrojtja e memories kulturore është misioni i tij, pasi përveç dëmit arkeologjik është edhe zgjidhja urbanistike dhe se Durrësi po mbetet peng i degradimit.
Postimi i plotë:
“Kauza Veliera” është një ndër kauzat më të përfolura vitet e fundit dhe një ndër misionet tona më të vështira përballë një pushteti i cili nuk kursen asnjë vlerë, qofshin këto kulturore apo njerëzore.
Prej vitesh misioni im është të mbroj memorien tonë kulturore, memorie e cila nëse humbet, pasojat do të jenë të njëjta me ato të një individi i cili vuan nga amneza.
Përveç dëmit arkeologjik, me këtë shkatërrim, dëm i madh është edhe zgjidhja urbanistike e cila dita ditës degradon dhe Durrësi po mbetet peng i degradimit!