Kandidati i Partisë Demokratike (koalicioni “Shtëpia e Lirisë”) për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë të zonës së Fllakës.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Muka thotë se është kënaqësi të takohet me ta dhe se bashkia e Durrësit nën drejtimin e tij nuk do t`i trajtoi si qytetarë të dorës së dytë.

“Bashkia nën drejtimin tonë do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën rëndësi!”, shkruan ndër të tjera Muka.

Postimi i plotë:

Është gjithnjë kënaqësi të takoj qytetarët e zonës së Fllakës dhe t’u jap mundësinë që t’i dëgjoj dhe të ndaj bashkë me ta për zgjidhjet e problemeve të tyre.

Nën drejtimin tim në Bashkinë e Durrësit, këta qytetarë dhe shumë të tjerë të lënë pas dore për shkak të vendosjes së tyre në periferi, nuk do të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Bashkia nën drejtimin tonë do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën rëndësi!