Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle gjatë fundjavës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Në pamjet filmike që operatori Denis Simaku sjell nga mbrëmja e së shtunës, duken kontrollet e imtësishme që efektivët ushtrojnë ndaj shumë drejtues mjetesh, në rrugën “Taulantia”, një nga akset me lëvizjen më të dendur të mjeteve nē qytetin bregdetar.

Po ashtu, policia Rrugore e Durrësit ditët e fundit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.