Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën.

Jella u ankimua nga Komisioneri Publik, por në fund u tërhoq nga kërkesa për shkarkim pas provave qe solli prokurorja.

Ajo rezultoi e pastër në të treja shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.