Spektakli i Big Brother ka përfshirë të gjithë. Teksa i afrohet finales, tashmë fansat janë pozicionuar hapur ndaj dy pretendentëve, Donaldit dhe Ilirit. Por duket se edhe politikanët janë bërë pjesë e tifozerisë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë duket se është një fanse e Ilirit, dhe mbështetjen ja ka treguar edhe në faqen zyrtare të Big Brother. Vjollca Braho ka komentuar se ai meriton fitoren për gjithçka që është dhe që ka bërë për 4.5 muaj lojë.

“Ai qe na ka bere te ndjehemi krenarë ne Italine fqinje, ai djali shqiptar qe nuk e ka harruar per asnje cast Atdheun ku u lind e gjuhen e bukur shipe e qe ruan ate theksin e bukur tirons. Ai qe ka bere nje loje perfekte duke treguar qe eshte nje strateg e per 4.5 muaj nuk e ngriti nje here zerin, por gjente argument per cdo situate. Ky eshte Kampioni, Ilir Shaqiri”, ka shkruar Vjollca.