Në hapësirat publike të Durrësit prej disa javësh tashmë janë vendosur “shtëpizat e librit”, tek të cilat kushdo mund të marrë falas një libër për ta lexuar dhe të lërë një libër tjetër.
Këtë të martë, aktivisti Ogert Keçi ka përshëndetur këtë nismë duke lënë një kopje të një libri të veçantë në disa prej “mini-librarive”.
Bëhet fjalë për librin e shkrimtarit të njohur durrsak, Gani Lila, “Agjërimi, namazi, fjalë të urta fetrare”.
Keçi, i njohur në qytet kryesisht si aktivisti për të drejtat e përdoruesve të biçikletës, ka risjellë kështu në vëmendje nismën e bashkisë për të afruar qytetarët me librin, por në të njejtën kohë i ka dhënë mundësinë kujtdo që është i interesuar, që të njihet dhe të lexojë veprën e durrsakut Lila.